Neville: Kroacia mund të bëhet kampione e botës

Kroacia deri më tani më së shumti ka treguar dhe ka qenë kombëtarja më e mirë në Kampionatin Botëror në Rusi, tha trajneri i Anglisë dhe ish-futbollisti i dikurshëm Phil Neville, transemton Anadolu Agency (AA).

“Më pëlqen stili i lojës së Kroacisë. Janë të fortë në mbrojtje. Tre lojtarë shkëlqyeshëm kontrollojnë lojën në mesfushë, ndërsa Manxhukiç është një bishë në sulm”, tha Neville.

Në të tetën e finales Kroacia do të luajë kundër Danimarkës, pasi në grupin D në mënyrë superiore fitoi vendin e parë me pikë maksimale të fituara.

“Danimarka nuk ka shumë gjasa në të tetën e finales kundër Kroacisë, sidomos nëse luajnë sikurse ndaj Francës. Nëse kroatët vazhdojnë në këtë mënyrë, do të ndodhte për herë të parë të kemi fitues senzacional të kampionatit, njëjtë sikur Liecester kur u bë kampion i Anglisë”, shtoi Neville.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button