Konfirmohet korniza financiare prej 4.1 bilionë dollarësh për të përmbushur synimet globale në mbrojtjen e mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, merr pjesë në mbledhjen e 54-të të Këshillit dhe  Asamblenë e gjashtë të Fondit global mjedisor (GEF) që po mbahet  në Da Nang, Vietnam, nga data 23 deri më 29 qershor 2018, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhjen e Këshillit, e cila u mbajt nga 24 deri më 26 qershor dhe që është i fundit në ciklin e gjashtë të programit (GEF 6), u diskutua për  arritjet në katër vitet e fundit, si për hyrjen në fuqi të Konventës së Minamatës, Traktatin i Parisit, progresin në kuadër e konventave të biodiversitetit, klimën, luftimin e shkretëtirëzimit si dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm që na japin një kornizë të dobishme për matjen e progresit drejt përmbushjes së qëllimeve globale në mbrojtjen e mjedisit.

U miratua gjithashtu programi për ciklin e shtatë të Fondit global të mjedisit (GEF 7), ndërsa u konfirmua edhe korniza financiare prej 4.1 bilionë dollarësh për të përmbushur synimet globale në mbrojtjen e mjedisit. Sipas sistemit për alokimin transparent të fondeve (STAR), më së voni deri në fillim të muajit korrik 2018 do të shpallen zyrtarisht alokimet kombëtare të mjeteve për realizimin e detyrimeve ndaj tre Konventave të Rio-s në katër vitet e ardhshme.

Asambleja e gjashtë e Fondit global të mjedisit (GEF), e themeluar për të ndihmuar në përballje me problemet më të mëdha mjedisore në planetin tonë, do të mbahet nga 27 deri më 28 qershor 2018.

Si një nga tubimet më të rëndësishme mjedisore globale që mbahet çdo katër vjet, asambleja përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për ministrat e mjedisit dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të të gjitha 183 shteteve anëtare, përfaqësues të lartë të agjencive të OKB-së, bankave, OJQ-ve dhe udhëheqësve të biznesit për të shkëmbyer ide, zgjidhje dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur mjedisin në një shkallë globale.

Ministri Duraki do të mbajë fjalim në seancën plenare të hapjes së Asamblesë së gjashtë të GEF , ndërsa  do të marrë pjesë edhe në një diskutim të tryezës së rrumbullakët me përfaqësuesit e lartë në temën “Vendosja e qëllimeve për arritjen e neutralitetit të degradimit të tokës në Republikën e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button