Behrami: S’do të ndodhë më festimi me shqiponjë sepse më s’luajmë kundër Serbisë

Zëvendëskapiteni i Zvicrës, Valon Behrami, premtoi dje se nuk do të ketë festime kontroverse të golave e as incidente me frymë politike nga ekipi i tij në Botëror.

Është kjo hera e parë që lojtari i Zvicrës komenton që kur FIFA gjobiti tre lojtarë për festimet e tyre me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë.

Edhe trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, hodhi poshtë pretendimet se ky rast i ka penguar përgatitjet e skuadrës për ndeshjen e sotme kundër Kostarikës, ndeshje në të cilën një pikë do t’u siguronte atyre kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, transmeton Koha.net.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner u gjobitën nga FIFA por shpëtuan nga suspendimi me nga dy ndeshje mos-lojë.

“Rasti është i mbyllur”, tha Behrami, i cili pranoi se lojtarët kanë folur për incidentin.

“Jemi të lumtur se asnjëri nuk u suspendua. Nuk do të ndodhë më në të ardhmen sepse s’do të ketë më ndeshje të këtilla”, theksoi Behrami për AFP-në.

Ndeshja kundër Serbisë pati shumë ngjyrime politike pasi që për Zvicrën luajnë disa lojtarë që kanë lidhje me Kosovën, përfshirë edhe Behramin.

Duke kërkuar që incidenti të harrohet, Petkoviqi, që po ashtu është i lindur në ish-Jugosllavi, tha: “Futbolli është një ndeshje emocionale dhe duhet të jetë e tillë”.

Petkoviq shtoi se dëshiron të fitojë grupin e të renditet para Brazilit, skuadër e cila ndeshet me Serbinë në ndeshjen tjetër të sotme në kuadër të Grupit E.

“Mendoj se duhet ta kryejmë këtë punë, dëshirojmë të jemi të parët në grup”, tha ai.

Zvicra ka katër pikë pas dy ndeshjeve, sikurse edhe Brazili, por gol-diferenca e tyre është më e dobët.

Kostarika tashmë veçse është jashtë garës, e cila ka humbur me rezultat 1-0 ndaj Serbisë dhe ka pësuar dy gola kundër Brazilit.

Megjithatë, Petkoviqi ka paralajmëruar se kjo skuadër mund të jetë telashe-sjellëse sepse “nuk kanë çfarë të humbin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button