Çfarë këshillojnë dietologët të hamë në mbrëmje!

Darka është ‘delja e zezë’ e të gjitha dietave, ose halli më i madh kur po tentojmë të mbajmë një dietë. Arsyeja është e qartë: Në mbrëmje jemi të lodhur, ne kemi peshën e gjithë ditës mbi supe dhe thjesht duam që të ulemi në tryezë dhe të hamë, pa u kujdesur për dietën, kaloritë dhe mendja të rri te një gotë verë në rastin më mirë, për mos thënë birrë apo diçka tjetër po aq alkoolike, shkruan Bordo.al. 

E kemi bërë këtë gjatë gjithë ditës, duke u kujdesur që të mos hamë gjëra të pashëndetshme, për të mos fituar peshë. Dhe kështu që ne hamë. Por qetësohuni edhe dietologët më të rreptë nuk e përjashtojnë në asnjë rast darkën. Dakort, ndoshta duhet të mjaftoheni me një sallatë, por u paraqesim edhe raste të tjera kur vetë nutricionistët reshtojnë pjata për një darkë të kënaqshme.

Kështu që mund të hamë dhe kjo është një ide për vaktin, i cili përbëhet nga katër pjesë:

1) një pjesë e proteinave: salmon i tymosur ose i freskët me lëng limoni, erëza, kos grek;

– ose karkaleca të pjekur në skarë

– ose dy shishqebapë pule

– ose dy hamburger me mish viçi

– ose tofu

2) një pjesë me perime të papërpunuara ose të ziera: bishtaja, kungull i njomë, marule, shparguj me një lugë salcë pesto, ose me uthull dhe vaj, kos, limon ose kos dhe një lugë çaji majonezë

3) dy lugë (gjysmë filxhan) karbohidrate komplekse: dy lugë drithëra apo bishtajore sipas dëshirës, ndoshta në sallatë;

4) yndyrna të mira: vaj ulliri, vaj susami, një e katërta e një avokado.

Kjo është një darkë ideale për një familje. Në qoftë se mundohemi të hamë në mënyrë të balancuar në këtë mënyrë (një pjatë me proteina + karbohidrate + dy lugë perime të papërpunuara ose të ziera dhe erëza me vajra apo yndyrna vegjetale), darka do të jetë automatikisht një vakt diete dhe nuk sjellë shëndet të tepërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button