Greqi, dorëhiqet një tjetër deputet i koalicionit qeveritar për shkak të “Maqedonisë”

Ka dhënë dorëheqje një tjetër deputet i partisë “Grekët e Pavarur” (ANEL), partner i koalicionit qeveritar në Greqi, për shkak të marrëveshjes së arritur rreth “çështjes së emrit” me Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Yorgos Lazaridis, deputet i partisë së djathtë ANEL për qytetin e Selanikut, njoftoi se ka dhënë dorëheqje me anë të një letre drejtuar kryesisë së Parlamentit grek.

Me këtë numri i deputetëve të partisë ka rënë në 7, ndërsa qeveria nën drejtimin e kryeministrit grek Aleksis Tsipras ka rënë në 152 në parlamentin me gjithsej 300 ulëse.

Më parë Mandalena Papadopoulou dha dorëheqje, ndërsa Dimitris Kammenos ishte larguar nga partia për shkak se kishte dhënë mbështetje në mocionin e mosbesimit për marrëveshjen e arritur me Maqedoninë.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Canakopoulos në një program të radios, ka thënë se qeveria nuk ka problem sa i përket shumicës dhe se do të vazhdojnë punën.

Mocioni i mosbesimit të parashtruar nga partia kryesore opozitare Demokracia e Re (ND) nuk kaloi në parlament.

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë e cila parasheh ndryshimin e emrit të vendit në “Republika e Maqedonisë së Veriut” ishte nënshkruar më 17 qershor, ndërsa në Parlamentin e Maqedonisë u miratua më 20 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button