Holanda ndalon me ligj veshjen e burkës

Senati holandez ka miratuar ligjin për ndalimin e burkës, mbi të cilin po debatohej prej disa kohësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ligji ndalon që të mbulohet fytyra në masën sa të mos njihet me elementë të tilllë si tekstile, maska apo kasketa në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, transportit publik dhe zyrat qeveritare.

Ligji i ri për ndalesën e burkës u miratua në senat me 44 vota ‘për‘ dhe 31 ‘kundër’. Meqë nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi thuhet se fillimisht do të zhvillohen bisedime me sektorët ku ligji do të vihet në zbatim.

Ndalimi i burkës u hartua nga Ministria e Punëve të Brendshme e qeverisë së mëparshme të koalicionit nën ligjin e harmonizimit dhe u dërgua në programin e qeverisë, i cili u miratua më vonë me një votim në parlament.

Ligji, i cili nuk u rekomandua nga Këshilli Shtetëror i Holandës për arsye se kufizon lirinë fetare, u miratua me shumicë votash nga Dhoma e Përfaqësuesve në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button