VMRO-DPMNE: Ndërmarrja e afërt me LSDM-në ka fituar tender nga Shekerinska për furnizim me 11 vetura

Aleanca kriminale në krye me Zoran Zaevin përsëri vazhdon nëpërmjet tenderëve të dyshuar të pompojë miliona në llogari të ndërmarrjeve të afërta me LSDM-në, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Mbrojtjes në krye me Radmilla Shekerinskën ka shpallur tender për thirrje, ndërkaq Deluks – Auto nga Kumanova, ndryshe i njohur si donator i njohur i LSDM-së në disa fushata, e ka fituar tenderin me vlerë prej 9 milionë e gjysmë denarë, për furnizimin me 11 vetura të tipit “Shkoda”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ata pyesin se “si është e mundshme që Deluks – Auto nga Kumanova, ndërmarrje e cila nuk është importues gjeneral i tipit “Shkoda”, por vetëm ndarës i veturave të dorës së dytë, paraqitet si ndërmarrja e cila ësthë më e favorshme se sa distributorët gjeneral të veturave të njëjta në Maqedoni?”.

“Deluks – Auto nga Kumanova, pas tenderit prej 1 milion euro nga MPB, tani me amin të Radmilla Shekerinskës ka fituar tender të ri me vlerë prej mbi 150 mijë euro. Të nderuar qytetarë, kjo është mënyra se si punon LSDM-ja”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button