Labinot Tahiri largohet nga AKR, kalon në Vetëvendosje

Aleanca Kosova e Re në këtë mandat po përfaqësohet në Kuvend me vetëm Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin. Por, edhe ky i fundit ka paralajmëruar largimin e tij, shkruan Indeksonline. Labi ka nisur negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe pritet që të kalojë tek ky subjekt politik.

Se është i mirëseardhur në parti e ka thënë kandidati për kryetar të Vetëvendosjes në komunën e Ferizajt, Valon Ramadani.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ramadani është shprehur se VV i ka dyert e hapura për ata që kanë për synim rritjen e kësaj partie. Megjithatë, ai ka thënë se ai/ajo që pretendon të jetë në VV, duhet të jetë i pakorruptuar.

“Çdokush që e pranon programin e Vetëvendosjes nën 1, dhe e dyta, nëse është i pakorruptueshëm, ne dyert i kemi të hapur për ta. Labinot Tahirin e kam mik dhe kemi muhabet të jashtëzakonshëm. Kushdo që është në gjendje të kontribuojë në rritjen e Vetëvendosjes, që nesër ajo të jetë ajo që do e udhëheqë vendin, ne jemi të hapur për të gjithë”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, Labinot Tahiri dje në media ka shprehur pakënaqësitë e tij në AKR, duke thënë se Behgjet Pacolli nuk merret me deputetët që e kanë mbrojtur deri më sot. Ndërsa, ka thënë ai, në AKR ka persona që marrin vendime pa pasur kompetenca. Kështu, Tahiri ka deklaruar se me Vetëvendosjen ka lidhshmëri në aspektin kombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button