TIKA i jep mbështetje teknike për burgjet në Maqedoni (VIDEO)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ofroi pajisje teknike për Drejtorinë për Ekzekutimit të Sanksioneve,  konkretisht institucionet përmirësuese ndëshkuese në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në burgun e Idrizovës në Shkup morën ministrja e Drejtësisë e Maqedonisë Renata Deskoska, koordinatori i TIKA-s në Shkup Aytekin Ayden, drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Jovica Stojanoviç dhe zyrtarë të tjerë.

LEXO: Shkup, Ombudsmani: Tmerruese situata në burgjet dhe spitalet psikiatrike të Maqedonisë

Në një prononcim për gazetarët, ministrja Deskoska tha se ka filluar procesi i përmirësimit të kushteve në intitucionet përmirësuese ndëshkuese.

Deskoska tha se një nga synimet e qeverisë është krijimi i kushteve dinjitoze në institucionet përmirësuese ndëshkuese, duke shtuar se janë të hapur për bashkëpunim me vende mike të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre kushteve.

Ministrja Deskoska theksoi se Turqia, të cilën tha se vendi i saj e cilëson si shtet mik, ka ndihmuar në të kaluarën në përmirësimin e kushteve jo vetëm në institucionet përmirësuese ndëshkuese, por në përgjithësi në sferën gjyqësore.

“Për këtë arsye, unë dua të shpreh falënderimet e mia. Siç u tha, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Krahas ndihmave nga shtetet mike, ne investojmë në përmirësimin e kushteve në institucionet përmirësuese ndëshkuese edhe si qeveri. Ky është një nga prioritetet tona dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të krijojmë kushte të mira”, deklaroi Deskoska.

Ndërkohë, koordinatori i TIKA-s, Ayden, u shpreh se TIKA që nga viti 2005 ka realizuar shumë projekte dhe aktivitete në Maqedoni, duke shtuar se nga viti 2012, projete janë realizuar edhe me shumë institucione që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Në kuadër të këtyre projekteve, ne kemi ofruar pajisje teknike dhe mbështetje në kapacitet për shumë institucione të larta dhe institucione gjyqësore, duke përfshirë Gjykatat Themelore në Gostivar dhe Tetovë, Gjykatën e Apelit në Shkup, avokatin shtetëror, Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë të Gjykatësve dhe Gjykatën Kushtetuese”, tha Ayden.

Ayden tha se mbështetja e sotme do të përdoret në të gjitha institucionet përmirësuese ndëshkuese në tërë Maqedoninë dhe synon përforëcimin e sistemit informatik, duke shtuar se me këtë pajisje do të rritet cilësia dhe shpejtësia në ofrimin e shërbimeve.

Ayden potencoi se janë gjithnjë të gatshëm për bashkëpunim me shtetin mik dhe vëlla të Maqedonisë dhe se në të ardhmen do të realizojnë aktivitete trajnuese që të dënuarit të mund të kontribuojnë në prodhim.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Stojanoviç, uroi që ky bashkëpunim me TIKA-n të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke thënë se pajisjet e dhuruara do t’u ndihmojnë që t’i plotësojnë nevojat e të gjithë të dënuarve.

Në kuadër të mbështetjes teknike, TIKA u dhuroi institucioneve të përmirësimit ndëshkimit 134 laptopë, 82 printerë, dhjetë printerë multifunksionalë dhe dy makina për fotokopjim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button