Xhaka dhe Shaqiri nuk do ta paguajnë vetë gjobën e FIFA-s, ja kush ofron pagën e tij (FOTO)

Megjithëse vendimi i FIFA-s ishte në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit, gjithsesi ata nuk shpëtuan paq nga kjo zhurmë e madhe që bënë pas simbolit të shqiponjës. Dy futbollistët shqiptarë, por edhe kapiteni Lishtajner janë gjobitur nga FIFA me shuma monetare. 10 000 franga zvicerane për Xhakën dhe Shaqirin dhe 5 000 franga për Lishtajner, duke i konsideruar festimet e tyre jo sportive dhe një sjellje kundër principeve të “fair play”-t, transmeton Class.

 Megjithatë, Xhaka dhe Shaqiri nuk do ta paguajnë vetë gjobën. Një inciativë e dy kosovarëve, Drin Zatriqi dhe Rilind Reka, për ngritje fondesh për të paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichststeriener, ka gjetur përkrahje të gjerë edhe mes përaqësuesve të politikës e më gjerë.

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, është treguar e gatshme për të kontribuuar në vlerë monetare për shlyerjen e një pjese të kësaj gjobe e bashkë me të edhe shumë politikanë të tjerë. Edhe Shkelzen Dragaj, këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjithashtu është treguar i gatshëm për të dhënë një pjesë parash, ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani, ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Përmes një postimi në Facebook, ministri, i cili është me origjinë nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà, por krenaria që ata na falën të gjithëve, e detyron që një pjesë të këtij dënimi ta shlyejë edhe ai.

 

Nuk paguhen me parà emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë. Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”,- shkruan ministri Hasani në Facebook.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button