Dibër, Bajrami kaloi, pjesëtarëve të këshillave zgjedhor në zgjedhjet lokale ende nuk u është paguar angazhimi

Pjesëtarët e Këshillave Zgjedhor të Komunës së Dibrës, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet lokale të 15 tetorit të vitit 2017-të ende nuk i kanë marrë kompensimet financiare edhe pse kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, përpara një muaji premtoi se deri për festën e Bajramit, gjegjësisht më 15 qershor, do të shpaguhen të gjitha kompensimet, shkruan Portalb.mk.

“Ende askujt nuk i kanë lëshuar asnjë qindarkë, sepse ne vetëm e kemi diskutuar këtë çështje”, thonë shkurt për Portalb.mk, disa prej anëtarëve të Këshillave Zgjedhor të Dibrës që ende nuk i kanë marrë paratë.

Megjithatë, kryetari i Lata, thotë se gjysma prej 270 pjesëtarëve të këshillave zgjedhor i kanë marrë kompensimet, ndërkaq gjysma tjetër do të duhet që të pret kur Ministria e Transportit dhe Lidhjeve t’ua miratojë planet urbanistike.

“Një pjesë e kemi lëshuar, ndërkaq për një pjesë nuk kemi para, ka arsyetime jo me tendencë. Pengesën e kemi te Ministria e Transportit, kemi aplikuar me planet urbanistike dhe miratimin e planit të parë, do ta bëjmë të gjithë pagesën. Nuk mund të siguroj për afat, atë ditë që ta lëshojë Ministria e Transportit, të nesërmen ne e bëjmë pagesën. Ne aty i kemi të ardhurat, pra prej komunaleve, kur t’i marrim paratë prej aty, ua japim paratë. Nuk e di sa para kemi lëshuar, me numra nuk i di, por diku te gjysma mund të kenë mbetur pa ua paguar. Pra mungesa e veprimit të organeve na sjell në këso situata, pra për ne komunat problemi është të Ministria e Transportit, unë për shembull kam 5 objekte, nga 100 mijë – 500 mijë, ka edhe për investime, ka  edhe për pagesa”, thotë për Portalb.mk, Lata.

Portalb.mk, ka kontaktuar me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për të dhënë sqarim se kur pritet që të shqyrtohen dhe miratohen planet urbanistike të dorëzuara nga Komuna e Dibrës, por prej atje ende nuk na kanë dërguar përgjigje.

Ndryshe, sipas rregullores, 27 kryetarët e vendovitmeve duhet të marrin nga 3.000 denarë për rrethin e parë dhe 20% nga shuma në rrethin e dytë, gjegjësisht 600 denarë, apo gjithsej nga 3.600 denarë. Zëvendëskryetarët nga 2.500 denarë, plus 20% të shumës apo 500 denarë, pra gjithsej 3.000 denarë, ndërkaq anëtarët dhe zëvendës anëtarët nga 2.000 denarë plus 20% të shumës apo 400 denarë, gjegjësisht 2.400 denarë.

Dibër, 8 muaj pas zgjedhjeve pjesëtarët e këshillave zgjedhor ende s’kanë marrë para, Lata premton për Bajram

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button