Carovska: Bashkë me banorët vendosëm që në Timjanik të ketë shtëpi të vogël grupore për fëmijët me pengesa

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale  Milla Carovska dje përsëri i ka vizituar Negotinën dhe Timjanik dhe bashkë me kryetarin e Komunës Negotinë, Toni Dellkov, është takuar me banorët lokal. Mosmarrëveshjet tanimë janë tejkaluar, ndërkaq përgatitjen për shtëpinë e vogël grupore në Timjanik vazhdojnë, kumtojnë nga Ministria e Punës deh Politikës Sociale, njofton Portalb.mk.

“Asnjëherë nuk dyshova në humanitetin e qytetarëve tanë dhe besova se episodi i parë jo i preferuar është vetëm keqkuptim. Më vjen mirë që këtë herë kemi pasur diskutim konstruktiv dhe banorët dhanë mbështetje për atë që po e bëjmë. Besoj se Timjanik do të jetë simbol i humanitetit të shoqërisë sonë, ndërkaq banorët do të krenohen me atë”, deklaroi Carovska.

Në ndërkohë, ashtu siç shtohet në kumtesë, në mënyrë të përshpejtuar po punohet në deinstitucionalizimit. Ministria e Punës  dhe Politikës Sociale është në komunikim me komunat tjera të cilat kanë shprehur gatishmëri për hapjen e shtëpive të vogla grupore.

Njëkohësisht, Ministria në bashkëpunim me UNICEF e promovojnë fushatën “Çdo fëmijës i duhet familje”, e cila ka për qëllim që t’i nxisë qytetarët që të bëhen kujdestarë të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe t’u mundësojnë që të rriten në rreth me kujdes familjar dhe të sigurt, i cili është i mbushur me dashuri.

“Fushata deri më tani ka arritur sukses të shkëlqyer, më shumë se 100 persona kanë shprehur dëshirë për t’u kujdesur për fëmijë. Lufta për shoqëri më humane dhe mbrojtje të fëmijëve do të jetë edhe më tej fokus kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, thuhet në kumtesë.

Ndyshe, shtëpia grupore për fëmijë me pengesa duhet që të hapet në hapësirat e ambulancës së vjetër në qendër të Timjanikut, ku do të transferohen tre fëmijë të palëvizshëm nga Enti Specialistik i Demir Kapisë. Banorët paraprakisht kanë refuzuar hapjen e një shtëpie të tillë, madje dhe duke protestuar, pasi që sipas tyre, e njëjta do të ndërtohet në afërsi të saj ndodhet një shkollë.

Timjanik deri te Carovska: Na preni e na varni, nuk do të lejojmë të hapni shtëpi për fëmijët me pengesa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button