Turqia drejt heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Në vazhdën e zgjedhjeve të cilat të dielën u mbajtën në Turqi, qeveria e re e vendit do të bëjë hapat e nevojshëm për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme, deklaroi të hënën zëvendës kryeministri turk, Bekir Bozdağ, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për televizionin A Haber, Bozdağ tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka një vullnet të mirë për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme, për çka qeveria e vendit do të bëjë hapat e nevojshëm në këtë drejtim.

“Vullneti është shumë i qartë. Ekziston një vullnet për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa korniza dhe koha do të përcaktohen paralelisht me ndërmarrjen e hapave të koordinuar”, tha ai.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016, pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik të atij viti.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti, e cila martirizoi 250 dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ditë më parë tha se qeveria mund të ndërpresë gjendjen e jashtëzakonshme pas zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button