Oliver Derkoski – kryetari i KSHZ-së?

Brenda dy ditësh, partitë duhet të njoftojnë kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, se cilët janë kandidatët e tyre për anëtarë të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve. Jozyrtarisht mësohet se VMRO-ja do t’i japë mbështetje ish deputetit të saj Oliver Derkoskit, për kryetar të ardhshëm të KSHZ-së. Duke qenë se opozitës maqedonase në KSHZ i takon edhe ulsja e një anëtari, si kandidat më potencial mësohet të jetë Svetllana Karapetrova, ish deputete е VMRO-së në përbërjen parlamentare të vitit 2014-2016.

Nga LSDM-ja, në listë është edhe ish kryetari i këtij institucioni Boris Kondarko. Kondarko ishte në krye të KSHZ-së nga viti 2011 deri në vitin 2013, kur dha dorëheqje për arsye personale. Ai më herët ka qenë edhe deputet i LSDM-së, raporton Alsat-m.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP