Diplomati grek: Do të merrni ftesë për anëtarësim në NATO, ndërsa në BE ende është problem

Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në Samitin e qershorit, ndërsa më vështirë do të shkojnë punët për në BE, thonë burime diplomatike greke për Mkd.mk, transmeton Portalb.mk.

“Vendi juaj do ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Atje do të jetë më lehtë. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tashmë është informuar nga pala greke se nuk ka problem që kur është arritur marrëveshja për emrin, ndërsa sot ministri Nikos Koxias edhe zyrtarisht do ta dërgojë letrën. Sipas kësaj nuk ka asnjë problem që kur marrëveshja do të hyjë në fuqi”, thonë burime të njëjta për Mkd.mk.

Problem nuk pritet as në Greqi sepse është e sigurt që kryeministri Aleksis Cipras do të sigurojë 151 deputetë për ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvend.

Problem me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sipas tij, është mospërgatitja e vetë Bashkimit, më saktë e të gjithë anëtarëve të saj që për momentin ta hapin derën. Por, sipas shpjegimit të të njëjtit, ajo mospërgatitje e Bashkimit, siç tha, më shumë ka të bëjë për Shqipërinë sesa për Maqedoninë.

“Është e rëndësishme që të dy vendet të jenë të veçuara dhe të sillet vendim sipas meritave dhe asaj që është bërë, sipas plotësimeve individuale të kushteve, e jo në paket”, shton ai.

Duket se Franca është pengesa më e madhe në BE për momentin dhe qëndrimi i saj ende po ndërtohet. Ambasadori francez, Kristian Timonie në një deklaratë të shkurtër për Mkd.mk tha se në Paris ende zhvillohen bisedime dhe se qëndrimin përfundimtar do ta tregojë Emanuel Macron në Këshillin e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button