Ministri iranian paralajmëron pasoja në rast të prishjes së paktit bërthamor

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka thënë sipërmarrësve të brendshëm se prishja e paktit bërthamor që daton nga viti 2015 mund të ketë “pasoja shumë të rrezikshme” për shtetin.

“Ne mund të diskutojmë ose jo për marrëveshjen. Mirëpo duhet të kemi parasysh se dështimi i marrëveshjes mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme për ne”, ka thënë Zarif në një takim me disa sipërmarrës në Teheran më 24 qershor, transmeton REL.

“Kjo në fakt nuk është zgjedhja e sistemit politik iranian” ka thënë Zarif, i cili ka ndihmuar në hartimin e marrëveshjes bërthamore me gjashtë fuqi globale.

Zarif nuk ka përmendur dëmet e mundshme, mirëpo ka thënë se dështimi i paktit mund të ndikojë në izolimin politik të Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e shtetit të tij nga marrëveshja, e cila i siguron Iranit lirim nga sanksionet, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Trump ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur me marrëveshjen, për shkak se Irani sipas tij ka vazhduar testimin e raketave balistike dhe mbështetjen për militantët në Lindje të Mesme.

Irani në anën tjetër ka hedhur poshtë mundësinë e mbështetjes të kryengritësve në rajon dhe ka thënë se programi bërthamor ka vetëm qëllime të mbrojtjes.

Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, që po ashtu kanë nënshkruar paktin me Iranin, janë zotuar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button