Ministrat zviceranë mbështesin Xhakën dhe Shaqirin: Nuk mund të harrohen rrënjët

Dy ministra të Qeverisë zvicerane i kanë mbështetur futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për festën e tyre me simboli e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë, njofton Periskopi.

Në sfidën e të premtes në kuadër të Grupit E në Kampionatin Botëror, lojtarët që e përfaqësojnë Zvicrën i shënuan dy golat për këtë përfaqësuese dhe festa e tyre ishte duke bërë me duar simbolin kombëtar shqiptar.

FIFA ka nisur proceduar hetimore në lidhje me festën e tyre dhe në rast të dënimit maksimal, dy mesfushorët do të mungojnë në dy ndeshje për Zvicrën.

Mirëpo, përveç shqiptarëve, në mbrojtje të Xhakës dhe Shaqirit kanë dalë edhe zviceranët, për më shumë edhe udhëheqësit shtetërore.

“Kushdo që e përjeton atmosferën elektrike të ndeshjes mund ta vlerësojë më shumë paraqitjen e ekipit tonë kombëtar dhe mund t’i kuptojë emocionet që e ngërthejnë një lojtar”, është shprehur ministri i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit, Guy Parmelin, për Neue Zurcher Zeitung.

“Nuk kam dyshim se mund të ndjesh emocione patriotike për vendin që të ka pranuar, por duke mos i harruar rrënjët tua”, është shprehur ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.

Neni 54 i Kodit disiplinor të FIFA-s thotë se në rast se shpallet fajtor një lojtar për provokim të publikut, dënohet me dy ndeshje moslojë, ndërsa kreu u Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Gillieron, shpreson që dy lojtarët nuk do të dënohen.

“Do të ishte një goditje e madhe nëse ata pezullohen”, ka thënë Gillieron.

Siç transmeton Reuters, FIFA dhe UEFA i mbajnë larg Kosovën dhe Serbinë gjatë shorteve për garat ndërkombëtare.

FIFA hetim kundër Krstajiçit, Federatës së Serbisë, Xhakës dhe Shaqirit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button