Sot fillon Agjenda digjitale e Ballkanit Perëndimor

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Shkup

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Shkup, foto arkivi

Agjenda digjitale për Ballkanin Perëndimor, e cila është pjesë e strategjisë së Bashkimit Evropian për zgjerim të rajonit, do të fillojë zyrtarisht në Kuvendin digjital 2018, që sot dhe nesër do të mbahet në Sofje në organizim të Komisionit Evropian dhe Presidencës bullgare me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Fushat kryesore të Agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor janë zvogëlimi i shpenzimeve për roaming, zhvillimi i e-qeverisë, e-shëndetësia dhe aftësitë digjitale, ndërtimi i kapaciteteve në besimin dhe sigurinë digjitale me përpjekjet për përmirësim të digjitalizimit të industrive dhe sjelljen, implementimin dhe përforcimin e sistemit “acquis“ .

Në sesionin kushtuar Agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor.siç është paralajmëruar, do të flasin Eurokomisarja për Ekonomi dhe Shoqëri Marija Gabriel, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë Damjan Mançevski, zëvendës-ministri shqiptar i Infrastrukturës dhe Energjetikës Dorina Çinari, ministri i Komunikimeve dhe Transportit të Bosnjës dhe Hercegovinës Ismir Jusko, ministri kosovar i Inovacioneve dhe Ndërmarrësisë  Besim Beçaj, sekretari shtetëror nga Ministria për Administratë Publike të Malit të Zi Dejan Abazoviq dhe sekretari shtetëror nga Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve të Serbisë, Tatjana Matiq.

Agjenda digjitale i përmbushë aksionet për integrim digjital të kontraktuara nga liderët e rajonit në planin shumëvjeçar aksional gjatë forumit rajonal në Trst në korrik të vitit 2017 dhe i pasqyron përfundimet nga Samiti digjital për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Shkup këtë vit.

Kuvendi digjital është forumi vjetor që i bashkon mbi 1.000 palë të interesuara dhe kreatorë të politikave të nivelit të lartë me qëllim që të debatojnë për politikën digjitale të BE-së dhe për ndikimin e arritjeve teknologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP