236 aplikime për projekte investuese në konkursin nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik

Në konkursin e parë publik nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që zgjati prej 27 prillit deri më 11 qershor, janë pranuar 236 aplikime për projekte investuese, kryesisht nga kompani mikro dhe të vogla, që ishte edhe targeti i këtij konkursi – masë nga Plani i Qeverisë për rritje ekonomike.

Sipas industrive, më së shumti projekte investuese ka nga sfera e TI-së (rreth 30 për qind), më aps pasojnë nga energjetika, teknologjia dhe makineria, tregtia dhe ndërtimtaria. Sipas rajoneve, mbi gjysma e aplikimeve (rreth 60 për qind) janë nga kompanim me seli në Shkup, ndërsa të tjerat janë nga vendbanime të tjera në Maqedoni.

Zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe drejtori i FIZHT-së, Jovan Despotovski sot i prezantuan të dhënat e para dhe theksuan se numri i aplikimeve i ka tejkaluar pritjet e tyre më optimiste dhe se do të angazhohen për t’i përmbushur kërkesat e sa më shumë aplikuesve.

Investimi përgjithshëm i kompanive që aplikuan, theksoi Angjushev, është 52 milionë euro, prej të cilave kërkojnë 33 milionë ndihmë nga Fondi, apo 63 për qind, ndërsa 19 milionë euro apo 37 për qind do të ishin për investimin e tyre personal.

Drejtori i Fondit, Despotovski tha se 92 për qind e mjeteve të cilat kompanitë i kërkojnë për mbështetje të investimeve janë në pjesën e zhvillimit të investimeve. Kjo, sipas tij, është me rëndësi sepse përmes inovacioneve, plotësisht do të përshpejtohet rritja ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button