PREJ SE IU RRALLUN PËRQAFIMET

Baba ka hi n’uj
o voglu
s’don me i ra tamom
moshës që ka

shtratit i voglohet si jetimët
u menu qysh jo
për mangët e kmishës që i teprojnë
prej se iu rrallun përqafimet

baba n’gjys t’ditës gëzohet
kur hija i zvoglohet
s’don me i ra tamom moshës që ka
don me u dok sa na.

 

Poezi nga Emine MALIQI-ZAIRI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP