KB 2018: Federata e futbollit të Zvicrës nuk pret dënime për Xhakën dhe Shaqirin

Federata zvicerane e futbollit kumtoi se nuk pret dënime për futbollistët e përfaqësueses, Gjerdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pasi FIFA ngriti hetim kundër tyre.

Përfaqësuesja e Zvicrës e fitoi ndeshjen ndaj Serbisë me rezultat 2-1, ku golat erdhën nga dyshja shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri.

Të dy lojtarët janë me prejardhje shqiptare, golave iu gëzuan duke krijuar me duar simbolin shqiptar shqiponjën, pala serbe këtë e nënkuptoi si provokim.

“Nuk jam i sigurt nëse FIFA do të reagojë dhe gjithçka do të varet nga vlerësimi i Komisionit disiplinor. Kjo nuk ishte porosi politike, por reagim spontan i lojtarëve”, theksoi funksionari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Klaudio Sulser.

Ai konfirmoi se futbollistëve u është tërhequr vëmendja në të ardhmen mos e bëjnë atë.

Edhe ministri zviceran i Sportit, Gi Parmelin, qëndroi në mbrojte të Xhakës dhe Shaqirit duke theksuar se “lojtarët kanë qenë emotiv” dhe se “nuk është në frymën e sportit emocionet të shndërrohen në polemikë”.

FIF kumtoi se do të hap hetim edhe kundër Federatës së Futbollit të Serbisë për problemet me tifozët serb të cilët kanë brohoritur dhe porosi fyese, por edhe kundër seleksionuesit serb Mladen Kërstajiq, për deklaratat pas ndeshjes. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button