VMRO-DPMNE: Ngjyrosja e selisë është skenar i dirigjuar nga Zoran Zaev

Gjuajtja me ngjyrë ndaj selisë së VMRO-DPMNE-së është skenar i pushtetit, akuzoi sot partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski, deklaroi se për ngjyrosjen, persona nga pushteti janë marrë vesh në një kafiteri të njohur në Shkup.

“Edhe pas plot 16 orëve kemi heshtje të plotë nga institucionet. Indikacionet tona thonë se pas kësaj qëndron pushteti, ndërkaq skenari zbatohet nga instaluesit e tyre. Në disa raste dëshirohet që VMRO-DPMNE të futet në skenar të dhunshëm pas së cilës qëndron interesi i pushtetit që të shkaktojë incidente për të cilat do ta akuzojnë VMRO-DPMNE-në dhe ta komprometojnë kundërshtimin e marrëveshjes së Zaevit për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Sipas informatave tona të pakonfirmuara, incidentit të djeshëm i ka paraprirë një takim përpara disa ditëve në një kafiteri të njohur në Shkup ku ka marrë pjesë një kryetar i komunës nga radhët e LSDM-së, një person shumë i afërt i punësuar në një kabinet të një kryetari tjetër të një komune dhe disa persona me dosje të madhe policore”, tha Arsovski.

Sipas informatave të tyre o-zyrtare, personat janë bindur që të infiltrohen në protestat për emrin dhe të shkaktojnë dhunë për të cilat më vonë do të akuzoheshj VMRO-DPMNE me qëllim që lufta kundër marrëveshjes që kryeministri Zoran Zaev në Prespë të tregohet si jo-konstruktive dhe e dhunshme.

LSDM: E dënojmë sulmin ndaj selisë së VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button