Ronaldo nuk ndalet: 4 gola janë shumë pak, synoj edhe 4 të tjerë

Sulmuesi Cristiano Ronaldo është i bindur se do të vazhdojë të shënojë në këtë botëror, ku deri më tani ka tundur 4 herë rrjetën, teksa ndeshja e radhës për Portugalinë do të jetë ndaj Iranit. Ronaldo ka qenë vendimtar për Portugalinë në këtë botëror, duke i realizuar të gjitha golat e kombëtares së tij dhe i ka dhënë 4 pikë, duke qenë një hap larg kualifikimit në turin tjetër, transmeton Telesport.

Ne presim që të vazhdojmë më tej në Botëror, duke punuar fort dhe të kalojmë fazën e grupeve. Në pothuajse jemi të kualifikuar, por nuk mbetemi me iluzione. Po i marrim ndeshjet një e nga një dhe do të përpiqemi që ta mbyllim grupin tonë në vendin e parë”, tha sulmuesi i kombëtares portugeze.

Ne e dimë që një humbje ndaj Iranit do të na nxirrte nga Botërori, ndaj jemi të qetë dhe luajmë me kujdes. Edhe ndaj Marokut vuajtëm, pasi ata do të jepnin gjithçka, por ia dolëm mbanë. Unë po realizoj dhe jam i kënaqur, por nuk do të kënaqem me kaq. E di që do të shënoj sërish, pse jo edhe 4 gola të tjerë”, tha Ronaldo për mediat portugeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button