LOPЁT Ё PЁRDHOSURA

Merxhan Jakupi

Sipas njё anektode ose proverbe arabe, tё gjithё lopёt ishin sёmurur e infektuar dhe nё fund ishin pёrdhosur. Mbreti kishte urdhёruar, tё gjithё lopёt e pёrdhosura tё futen thellё nё njё gropё masive, qё mos ti nxjerrin qentё, pasi nё fund qentё do tё hanin mishin e pёrdhosur dhe do t’i kafshonin njerёzit. Kurse kafshёt e shёndosha dha urdhёr mbreti tё theren dhe tё sjellin mishin mё tё mirё pёr darka pompoze nё sarajet mbretёrore. Kishte ndodhur njё gabim tragjik. Lopёt e shёndosha ishin groposur, kurse lopёt e pёrdhosura ishin therur. Kur dёgjoi mbreti, i çmendur pyeti njё kёshilltar nёse kanё mbetur akoma lopё tё pёrdhosura. Ata thanё qё siç duket tё gjitha janё pёrdhosur. Mbreti urdhёroi gjithё lopёt e pёrdhosura tё theren dhe t’i ndahet gjithё popullit nga pak mish. Pasi ne jemi çmendur dhe pёrdhosur duhet tё gjithё tё pёrdhosen dhe tё çmenden si ne, tha mbreti. Presidenti i Maqedonisё i ngjan mbretit tё pёrdhosur e tё çmendur. Pasi ai dhe klani i tij ishin pёrdhosur, ata donin gjithё popullin ta pёrdhosnin. Ata donin qё gjithё populli tё dalё nё protesta, fёmijё, gra, pleq, tё rinj e tё reja  tё bёjnё  bllokada dhe barrikada tё shkatёrrojnё, tё djegin çdo gjё. Tё djegin parlamentin dhe nё fund tё hyjnё nё parlament, dhe pjesёs sё mbetur qё ishin tradhtarё dhe armiqtё  e tyre, duhet t’u jepnin tё hanё mishin e fundit tё lopёve tё pёrdhosura. Presidenti, qartazi, nё mёnyrё egoiste dhe arrogante injoron dhe sfidon, mundin dhe angazhimin e SHBA-sё dhe Unionit Europian, qё nё fund, me shumё presion duken se ia kanё treguar shkopin  palёs greke, pёr tё mbyllur kapitullin dhe ngёrçin e zgjidhjes sё kontekstit tё emrit tё Republikёs sё Maqedonisё. Presidenti ёshtё betuar se nuk do ta firmosё, kurrё, kontratёn dhe marrёveshjen historike tё kontekstit tё emrit qё me shumё mundime dhe peripeci u nёnshkrua mes dy kryeministrave tё dy shteteve nё Prespё, nё pjesёn greke. Presidenti duket si njё karikaturё. Ai ёshtё duke lozur dhe imituar imazhin e burrave shteti tё fuqishёm siç ёshtё Putin dhe Erdogan, qё me shumё mospajtime me SHBA-nё dhe Unionin Europian, kanё sfiduar kёto fuqi tё mёdha. Presidenti nё mёnyrё metaforike ёshtё duke vepruar sikur breshka kur kishte patё atin duke e mbathur, dhe ajo kishte ngritur kёmbёn!. Ai dhe klani i tij nuk ёshtё i vetёdijshёm, se ёshtё si njё gjethe fiku ose kashte qё noton nё njё lum dhe nё fund derdhet nё digё ose det. Para televizionit, zonja Kocevska, tha qё presidenti ynё ёshtё psiqikisht i sёmurё, por sipas disa gazetarёve dhe opinionistёve, presidenti ёshtё shumё i llastuar dhe arrogant. Psikologu i famshёm Alfred Adler, shkruan qё janё tre lloj fёmijё, qё pas adoleshencёs shfaqin pasoja dhe kanё çrregullime:

  1. Fёmijё tё pёrkёdhelur; 2. Fёmijё tё braktisur; 3. Fёmijё handikap.

Nga tre llojet, mё tё  rrezikshёm janё fёmijёt e shumё pёrkёdhelur nё foshnjёri. Shumica e tyre kanё sindrom sadist, pervers dhe ngelin tёrё jetёn tё mitur dhe adoleshentё. Presidenti disa miqve dhe kёshilltarёve u kishte treguar shkakun se pse ishte pёrbetuar se nuk do ta vulos ligjin  pёr zyrtarizimin e gjuhёs shqipe. Ai kishte rrёfyer se qё nё fёmijёri kishte patur urrejtje nё mёnyrё dualiste dhe transadetale ndaj gjuhёs shqipe. Qё nё fёmijёri kam urryer shqiptarёt si duken, si vishen, si ecin, si falin. Kam urryer qytetet, fshatrat, lagjet, ku banojnё ata. Por mё shumё ma shurdhonte veshin gjuha e tyre. Presidenti çdo herё tentonte t’ua vёrё zjarrin insekteve, qё nuk e kafshonin, pickonin, pra shqiptarёve. Por siç u pa ai nё fund tenton dhe kosheren e bletёve qё japin mjaltё bashkёkombasve tё vet, t’ua vёrё zjarrin dhe flakёn.

“Dilema, nёse ky shtet do tё ekzistojё ose do tё shpёrbёhej”

Para tre viteve, pas luftimeve nё Lagjen e Trimave nё Kumanovё, pata shkruar artikullin, “A do tё ndodhё shpёrbёrja e Maqedonisё”. Kёtё skenar tё kobshёm, nuk e dёshironin shqiptarёt e Maqedonisё dhe shumica e maqedonasve. Nuk e dёshiron as Tirana, Prishtina, por as liderёt shqiptarё tё Maqedonisё, duke menduar pёr pёrsёritjen dhe ndezjen e fuçisё sё barotit nё Ballkan. Kёtё skenar tё kobshёm e dёshironin mё sё shumti VMRO – DPMNE me klanin e Gruevskit dhe pinjollin e tij, Ivanov. Po mos tё votonin pёr Zaevin njё pjesё  e shqiptarёve nё zgjedhjet e kaluara, qё nё fund mposhtёn dhe eleminuan nga pushteti Gruevskin duke votuar pёr SDSM dhe liderin Zoran Zaev qё sё bashku duan tё jetojnё tё barabartё nё kёtё shtet, Gruevski dhe mё tej do tё mbetej nё pushtet duke vazhduar tё diskriminojё, burgosё, shantazhojё shqiptarёt si dhe  duke vazhduar tё provokojё Greqinё, duke uzurpuar dhe ngritur statuja dhe kryqe. Duke fabrikuar mite dhe heronj tё rremё, nacionalo romantizёm dhe folklorizёm politik, Maqedonia do tё ngelej shumё larg Europёs. Do tё humbiste shansin pёr anёtarёsim nё NATO dhe Bashkimin Europian, pёr tё mbajtur status quo-nё    vetёm e vetёm pёr tё mbetur nё pushtet klani dhe kupola e Gruevskit. Deri sa Maqedonia nuk do tё zgjidhte ngёrçin pra kontekstin e emrit pёrfundimisht , nё tё ardhmen do vijojnё dilemat nёse ky shtet do tё ekzistojё, ose do tё shpёrbёhet. Nё tё ardhmen do tё hyjnё gjithё shtetet nё Union dhe familjen europiane kurse Maqedonia do ngelej e getoizuar sandwic dhe sindrom i Ballkanit. Shqiptarёt e Maqedonisё nuk do tё presin me dekada tё tёra si dhe tё jetonin tё izoluar dhe diskriminuar. Ata do ti bashkangjiteshin nё fund familjes europiane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP