Filloi Shekspir Festivali në Manastir

Mbrëmë me shfaqjen e dramës Julie Cezar në interpretim të ansamblit të Teatrit popullor të Manastirit, filloi Festivali ndërkombëtar që për disa vite me radhë mbahet nën moton “Shekspir Festival” në të cilën marrin pjesë teatro të cilat në reportorin të tyre gjatë vitit kanë vendosur në skenë. Ndonjë vepër të dramaturgut të madh botëror Viliam Shekspir.

Në Festivalin e sivjetmë, gjatë shtatë Mbrëmjeve të festivalit, në skenën e Teatrit Popullor dhe atë të Pallatit të kulturës para artdashësve të Manastirit do prezantohen gjithsej 12 shfaqje nga teatrot nga Maqedonia, Kroacia, Rumania, Rusia, Polonia dhe Mali i Zi.Në Festivalin e sivjetmë, për të parën herë në këtë eveniment ndërkombëtarë.

Para publikut artdashës do të prezantohet edhe gjuha shqipe. Në mbrëmjen e 27 qershorit në Skenën e Pallatit të Kulturës do të prezantohen aktorët Teatrit për Fëmijë dhe Rini, me projektin “Ëndërra e Viliamit” në regji të Krenare Nevzati – Keri. Të nesërmen, pra më 28 qershor në skenën e Teatrit Popullor në skenë do të ngjitet ansambli i Teatrit Shqiptarë nga Shkupi me veprën “Makbethi”, prezantojmë këto që zgjojnë interesim të madh në mesin e shqiptarëve, por edhe të maqedonasve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button