75 vjet burgim për Mafiat e Frankfurtit

Spase Dimovski – Hajduku dhe Zoran Manaskov – I thyeri, u dënuan me nga tridhjetë vite burgim. Tome Dimovski – Tomçe u dënua me 10 vite burgim, ndërsa Dejançe Andushov – Elefanti me 5 vite. Të akuzuarit e tjerë u dënuan me dënime më të ulëta. 

Ky është akt-vendimi të cilën sot e mori Gjykata Themelore Shkupi 1 në Shkup në lidhje me anëtarët e mafisë së Frankfurtit, gjegjësisht, të akuzuar në rastin “Dirigjenti”.

Numri më i madh i të akuzuarve janë nga Shkupi dhe Velesi, ndërsa të njëjtit janë akuzuar  për shitje të heroinës në Vjenë dhe Frankfurt.

Grupi i kriminelëve u shkatërrua në fund të vitit 2010 në bashkëpunim mes policisë maqedonase dhe asaj austriake./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button