Astronomët zbulojnë 80 eksoplanetë

Sipas lajmit të ueb faqes së Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), astronomët me anë të Teleskopit Hapësinor Kepler të Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) kanë ekzaminuar rreth 50 mijë yje dhe kanë zbuluar 80 eksoplanetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Planeti më i shndritshëm rrotullohet në orbitën e yllit të quajtur HD 73344. Ky planet, është 10 herë më i madh se masa e Tokës dhe 2,5 herë më i madhe se Toka.

Ian Crossfield nga MIT tha se ky eksoplanet mund të mendohet si versioni më i vogël dhe më i nxehtë i Uranit ose Neptunit.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “The Astronomical Journal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button