FIFA hetim kundër Krstajiçit, Federatës së Serbisë, Xhakës dhe Shaqirit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim kundër disa nga pjesëmarrësve të përbajlles së përfaqësueseve të Zvicrës dhe Serbisë në Botërorin “Rusi 2018”, transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA bëri të ditur se komisioni i saj Disiplinor, ka nisur një hetim preliminar kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç, për komentet e tij pas ndeshjes me Zvicrën, të cilën të përzgjedhurit e tij e humbën me rezultatin 2:1.

“Për fat të keq, siç duket vetëm serbët janë viktima të drejtësisë selektive, dikur Haga e mallkuar, ndërsa sot ne futboll VAR-i”, shkroi Krstajiç në llogarinë e tij në Instagram.

Krstajiç kishte vërejtje në adresë të referit gjerman Felix Brych, për siç tha, mos akordimin e një penalltie në favor të kombëtares serbe.

Ndonëse në konferencën për mediat pas takimit, ai u përmbajt nga komentet për referimin ose për veprimet eventuale politike në ndeshje, Krstajiç këtë e bëri një ditë më vonë.

Komisioni i FIFA-s, është duke hetuar edhe Federatën e Futbollit të Serbisë, për shkak të mesazheve politike dhe fyese në stadium nga tifozët e saj.

Transparentët e shfaqur nga tifozët serbë në stadiumin në Kalininrad, përmbanin mesazhe të shumta politike, ndërkohë që disa kishin veshur bluza me imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

FIFA është duke hetuar edhe dy lojtarët e përfaqësues zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për mënyrën se si ata festuan golat të cilat i shënuan kundër Serbisë.

Pas shënimit të golave, ata bën me duar shqiponjën dykrenore, që aludon në simbolin e flamurit shqiptar, meqë të dy kanë origjinë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button