Futbollisti i kombëtares suedeze Durmaz merr kërcënime me vdekje

Futbollisti i kombëtares suedeze në futboll, Jimmy Durmaz, me origjinë turke, pas ndeshjes së mbrëmshme në Botëror kundër Gjermanisë, është përballur me kërcënime me vdekje dhe komente raciste në llogaritë e tij në rrjetet sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për grupin F në Kampionatin Botëror, Rusi 2018, ekipi kombëtar i Suedisë u mund nga Gjermania me rezultatin 2:1, më një gol të gjermanëve të shënuar nga Toni Kroos në minutat shtesë.

Jimmy Durmaz (34) shkaktoi një faull për të cilin referi akordoi gjuajtje të lirë, nga e cila Kroos shënoi golin e fitores, për çka pas ndeshjes Durmaz gati se u linçua në rrjetet sociale.

E përditshmja Aftonbladet, shkruan se fotografia të cilën Durmaz e ka shpërndarë në Instagram, ka marrë rreth 3.000 komente me qëndrime raciste dhe kërcënime për jetë.

Shokët e kombëtares i dolën në ndihmë Durmaz-it. “Komentet kundër Durmazit janë të pakuptimta. Ndërsa ishte në fushë, ai jepte maksimumin. Shkaktoi faullin e pafat që përfundoi me një gol”, shpjegon sulmuesi suedez John Guidetti.

Jimmy Durmaz falënderoi shokët të cilët i dolën në ndihmë, ndërkohë që për komentet tha se nuk ua vë veshin. ”Tërë jetën time përballem me komente të tilla. Suksesi i ekipit është mbi të gjitha”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button