Shpërthim i madh në Gjermani, 25 persona të plagosur(Foto&Video)

Një shpërthim në Gjermani shkatërroi një ndërtesë gjatë natës, duke plagosur të paktën 25 persona. Policia gjermane thotë se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në qytetin perëndimor të Wuppertal, transmeton Lajmi.net.
Zjarrfikësit luftuan për orë të tëra me flakët e zjarrit për t’i vendosur nën kontroll. Sipas policisë, shpërthimi tronditi ndërtesën disa katëshe duke i shkaktuar dëme të mëdha. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë publike.

Kurse dëshmitarët thanë se ata dëgjuan një zhurmë të fortë dhe dolën të frikësuar jashtë shtëpive të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button