Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, bisedojnë për migrantët

Liderët e Bashkimit Evropian janë duke u takuar në Bruksel, në atë që po quhet “mini-samit”, për të adresuar krizën me migrantët, përpara një samiti të BE-së që do të mbahet ditët e ardhshme, transmeton REL.

Të 16 liderët – që janë përfaqësuesit e gjysmës së shteteve së bllokut 28 anëtarësh të BE-së – do të marrin pjesë në biseda joformale. Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka thënë se do të bisedohet “veçanërisht për shtetet e prekura dhe për të gjitha problemet që lidhen me migrimin”.

Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë që prej vitit 2015. Shumica kanë ikur nga luftërat në Siri dhe Irak. Kjo valë e migrimit ka rritur tensionet në mesin e anëtarëve të bllokur dhe partitë me politika kundër migrantëve kanë rritur ndikimin e tyre.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta, pavarësisht se numri i personave që po vijnë në Evropë ka rënë dukshëm krahasuar me vitin 2015, ku mbi 1 milion azilkërkues nga Siria dhe vende të tjera, kishin hyrë në vendet e bllokut.

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë thënë se do të bojkotojnë këtë mini-samit sepse kundërshtojnë thirrjet e homologëve të tyre në BE – veçanërisht të Gjermanisë – që të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj krize dhe të pranojnë kuotat për migrantët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button