Plagosen dy djelmosha në Q.T “Mavrovasja”

Një djalosh i fshatit Batincë të Shkupit dhe bashkëmoshaniku i tij nga fshati i Haraçinës, janë lënduar sot në mëngjes në incidentin që ndodhi para internet-kafesë “Speed net” në qendrën tregtare “Mavrovasja”.

Sipas të dhënave të policis, gjithçka ka filluar kur një grup i djelmoshave nga Haraçina u grindën me një grup tjetër nga fshati Batincë. Arsyeja ishte banale, nuk ka pasur vend për të luajtur loja kompjuteri në të njëjtën kohë. Filluan të ofendohen, e më pas dolën jashtë dhe disa prej tyre nxorën thikat.

Në dhunën janë plagosur 22 vjeçari J.M nga Batinca, i cili me plagë në gjoks të cilën e mori nga goditja me thikë është mbajtur në spitalin e qytetit, ndërsa bashkëmoshatari i tij F.K nga Haraçina me plagë të  rënda në kokë përfundoi në klinikën e kirurgjisë. Policia po heton rastin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button