Hoxhaj: Liberalizimi i vizave, proces i pandalshëm – s’do të ketë zgjedhje

Pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të AAK-së ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, i cili është nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se partitë po kalojnë në proceset e zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të këtë zgjedhje të jashtme, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj tha se liberalizimi i vizave është proces i pandalshëm pasi sipas tij, Kosova i ka plotësuar kriteret.

Hoxhaj i ka uruar suksese AAK-së, parti e cila sipas tij, është aleancë me qytetarin e cila ka një histori të mirëfilltë.

“Është ndër që në emër të kryetari Veseli dhe PDK-së të ju uroj sukses në këtë kuvend. Duam që ta shohim AAK si parti me të fuqishme me te madhe dhe më moderne. E di që është ditë e veçantë për AAK por edhe për Kosovën, është besim i ri, shpresë e re të cilën ju e bartni në çdo strukturë udhëheqëse”.

“Në vitin 2000 kur është themeluar AAK, ka qenë e sigurt që kjo parti d të ketë sukses dhe do të jetë forcë. Ne e kemi kuptua se kjo është aleancë me qytetarin dhe aleanca ka dëshmuar që ka aleancë me qytetarin, por edh si aleancë me subjektet tjera politike. Jeni një parti e cila ka histori të mirëfilltë politike e cila e ka të ardhme të sigurt.

“Liberalizimi është proces i pandalshëm, mos bini pre e ndonjë pesimizmi sepse kriteret i kemi përmbushur. Edhe Brukseli e Komisioni Evropian do ta shpërblejë Kosovën. Mund ta rrisim ekonominë, GDP, numrin e të punësuarve, cilësinë në arsim e shëndetësi”.
“Ne duhet secili që t’i dëshirojmë sukses njëri tjetrit dhe jam këtu që në emër të kryetarit të PDK-së t’i uroj sukses dhe t’i besoni kryetarit Haradinaj. Zgjedhje të jashtme nuk do të ketë, do të kemi mandatin e plotë, na mbetet t’i kryejmë punët e brendshme. Nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën shtet anëtar të BE-së, NATO-s dhe OKB-së”.

Valdete Bajrami, nga Nisma Socialdemokrate, deklaroi se AAK-ja do të dalë më e fuqishme nga ky Kuvend, raporton EO.

“AAK do të dalë shumë më e fuqishme nga ky kuvend dhe partneriteti do të jetë më i madh mes partive, duke i mbajtur premtimet që dhamë në zgjedhjet e kaluara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP