Përfundoi protesta para Kuvendit kundër Marrëveshjes me Greqinë

22:00 Në mënyrë të qetë përfundoi protesta e organizuar sot para Kuvendit për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Protesta e organizuar nga një grup qytetarësh “Të rinj për Maqedoninë” e cila po zhvillohet para Kuvendit kundër ndryshimit të emrit filloi me lutje. Të mbledhurit përcjellin mesazhin që vetëm Zoti di për Maqedoninë dhe do i ndihmon shtetit të shpëtohet.

Ata mbajnë pankarta “Asnjëherë Veriore, gjithmonë Maqedoni” dhe thërrasin në vetëdije për të ruajtur emrin kushtetues, transmeton Makfax.

Protestat në Shkup. 23 qershor, 2018. Foto: Makfax

Para kuvendit dhe në qendër të Shkupit mund të vërehet rritja e prezencës policore. Për shkak të protestës rrugët Dame Gruev dhe Vasil Gllavinov janë të mbyllura.

Ministria e Punëve të Brendshme apeloi deri te qytetarët që të përmbahen nga aktivitetet e dhunshme dhe apeluan që të ruhet qetësia dhe rendi publik.

Në protestë nuk lejohen persona me fantome në fytyrë, thonë organizatorë. Ata madje në rrjetet sociale apeluan që nëse vërejnë ndonjë person me fytyrë të mbuluar të ja zbulojnë dhe të paraqesin atë në polici. Gjithashtu ata apeluan që në asnjë mënyrë të mos sulmohet policia.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button