Komitët me porosi për gazetarët: Edhe pas juve do vijmë!

Grupi i tifozëve Komitët përkrah protestën kundër Marrëveshjes së emrit sonte para Kuvendit me mesazhin që përkrahin ‘popullin maqedonas në luftën për liri’.

“Mesazhi jonë është i qartë, vetëm Maqedonia dhe asgjë tjetër. Nuk do të lejojmë promovim të cilës do partie apo individi. Me respekt për vendet tjera, por në këtë protestë nuk do të lejojmë flamuj të shteteve tjera, sepse kjo është lufta jonë dhe e askujt tjetër”, shkruajnë Komitët në faqen e tyre në facebook.

Grupi i tifozëve drejtoi mesazh edhe për gazetarët dhe mediat.

“Në kohën e fundit, disa gazetar dhe media mundohen që të nxijnë imazhin tonë, por si duket nuk e kanë kuptuar asnjë nga mesazhet tona. Nëse jeta juaj është nën shërbimin e elitave të partive politike dhe nuk keni personalitetin tuaj, vetë jeni fajtor, gjithsesi edhe pas juve do vijmë. Të jetojë Maqedonia”, thuhet në mesazhin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button