Puyol: Zyrtarëve iraniane u pengojnë flokët e mia të gjata

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Iranit Ali Mutahhari ka kritikuar radio-televizionin shtetëror të Iranit për anulimin e programit ku i ftuar ishte ish lojtari i kombëtares së Spanjës Carles Puyol, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se Mutahhari ka reaguar ndaj vendimit të televizionit iranian për të ftuar Puyolin, duke i dërguar një letër drejtorit të servisit publik Abdulali Ali Esgeri.

“Anulimi i programit i cili ishte paralajmëruar që më parë është jashtë logjikës dhe bie në kundërshtim me rregullat etike”, ka thënë Mutahhari.

Ai shtoi se janë të papranueshme pretendimet e televizionit shtetëror se shkaku i anulimit të programit është sasia e lartë e parave që duhej paguar Puyolit.

“Shpenzimet e arsyeshme me të cilat do të arrihej gëzimi dhe lumturia e popullit nuk duhet vlerësuar si teprim”, tha Mutahhari.

Televizioni iranian ishte dakorduar me Puyolin që të jetë i ftuar në programin gjatë takimit Iran-Spanjë, në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Rusi, por ky program u anulua në momentin e fundit.

Drejtori i televizionit iranian Murtez Mirbakeri thotë se ky vendim nuk ka të bëjë me pamjen e Carles Puyol, por se ata nuk duan të paguajnë një çmim të madh për disa minuta sa do të jetë i ftuar në programin televiziv.

Edhe pse Puyol pohon se paraqitja e tij në televizionin iranian u pamundësua nga ana e zyrtarëve iranianë, të cilëve, siç tha, nuk u kanë pëlqyer flokët e tij të gjata, zyrtarët thonë se programi u anulua për shkak të parave që duhej paguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button