Tirana rrëmben një tjetër çmim, Pazari i Ri zgjidhet si projekti më i mirë për 2018 në Londër

Tirana rrëmben një tjetër çmim të rëndësishëm. Kështu, pas sheshit “Skënderbej”, edhe Pazari i Ri zgjidhet si projekti më i mirë për 2018 në Londër.

Mësohet se Bashkia e Tiranës ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar kësaj here në Londër. Organizata ‘Emerging Europe’ me qendër në kryeqytetin britanik krahas shumë konkurrentëve ka vlerësuar me çmim të parë si “Rinovimi i vitit” rikonstruksionin e ‘Pazarit të Ri’ në Tiranë.

 

Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës “Koszyki”, sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.
Juria ndërkombëtare veçoi se Pazari i Ri ka pësuar ndryshime pozitive, duke bërë që, nga një zonë e lënë pasdore për vite me radhë, u shndërrua në një simbol i jetës urbane dhe destinacion me vlerë tregtare, kulturore si dhe një treg “hip”.

 

Gjithashtu, juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën moderne të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur, ndërsa sheshi është rifreskuar me një çati mbresëlënëse prej çeliku dhe qelqi. Pazari i Ri u konsiderua edhe si një model inovativ i biznesit, pasi është një qendër tregtare që përfshin 308 biznese dhe siguron 1,007 vende pune. Çmimi në fjalë vjen dy ditë pas vlerësimit që iu bë në Barcelonë sheshit “Skënderbej”, si hapësira më e mirë publike në Europë për 2018.
35963676_451854925240349_3186915314734465024_n

35971750_451854945240347_8007348082461114368_n

36043843_451854931907015_3862483768832950272_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button