Nga 13 deri 15 korriku mbahet ”Këngë Jeho”

Festivali i këngës dhe valleve të stilizuara popullore ”Këngë Jeho” këtë vit do të mbahet në sheshin e Strugës nga 13  deri më 15 korrik, lajmërojnë nga drejtoria e këtij festivali. 

Sipas drejtorit të festivalit Zini Jusufi edhe këtë vit në këtë festë të muzikës dhe traditës shqiptare, parashihet që të marrin pjesë grupe artistike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkohë, një sfidë më vete për organizatorët edhe këtë vit mbetet aspekti financiar i aktivitetit i cili mbetet shumë i dobët.

Sivjet financuesit e festivalit janë Komuna e Strugës dhe dikasteri i Kulturës mjete të cilat janë të pamjaftueshme për një zhvillim normal ankohen organizatorët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button