Xhaka për festimin me shqiponjë: Ishte për familjen time dhe për njerëzit në atdheun tim

Granit Xhaka ka thënë pas ndeshjes kundër Serbisë se festimi me shqiponje nuk ishte për të provokuar serbët, por i dedikohej familjes së tij e shqiptarëve anembanë, njofton Klan Kosova.

“Sot ishte një ditë e mahnitshme për mua. Një ndeshje special. Qindra mijëra njerëz, familje nga Zvicra, Shqipëria e Kosova brohoritën për mua. Kjo fitore ishte për familjen time që gjithmonë më mbështet”.

“Festimi nuk ishte mesazh për kundërshtarët. Sinqerisht, kjo ishte për njerëzit që gjithmonë më mbështesin. Ata që kurrë nuk më kanë zhgënjyer në atdheun tim, ku prindërit e mi kanë rrënjët. Ishin thjeshte emocione të pastërta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button