Brazil, qindra gra marshojnë për legalizimin e abortit

Qindra gra në Brazil, të cilat kërkojnë legalizimin e abortit marshuan nëpër rrugët e Rio de Janeiros, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gratë në Rio de Janeiro, të cilat brohoritën slogane në mbështetje të abortit, marshuan nga kuvendi provincial deri në kuvendin komunal.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se protesta u organizua pasi që në Dhomën e Ulët të Parlamentit të shtetit fqinj, Argjentinë, u miratua ligji i cili legalizon abortin në 14 javët e para të shtatzënisë.

Protestuesja Tina Tigri, nënë e dy fëmijëve tha se “Gratë nuk duhet të detyrohen që të bëhen nëna. Ne vetëm duam që aborti të bëhet në mënyrë të ligjshme dhe të sigurtë, në hapësirat spitalore”.

Në Brazil aborti lejohet vetëm në raste kur jeta e nënës është në rrezik, nëse gruaja është përdhunuar apo nëse foshnja ka anencefali (çrregullim në zhvillim).

Pritet që në muajin gusht, Dhoma e Ulët e Parlamentit në Brazil të hapë për diskutim çështjen e abortit.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, në Brazil çdo vit nëpërmjet rrugëve ilegale abortojnë nga 400 deri në 800 mijë gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP