Bekteshi: Maqedonia do të pesëfishon prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev sot morën pjesē në Takimin e ministrave përgjegjës për energjetikë, industri dhe ekonomi, që u zhvillua në qytezën Dynshtajn të Austrisë, njofton kabineti i Bekteshit.

Në takimin qē për temë kishte rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëitshme tē energjisë Bekteshi dhe Angjushev në fjalën e tyre thanë se Maqedonia do të rrisë prodhimin e rrymës përmes burimeve të ripërtëritshme të energjisë pesë herë ne shumë se një vit më parë, vetëm në prodhimin nga era, ndërsa veçmë me miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë mundësohen kushte shumë të volitshme.

Në takim ku u prezantuan politikat e energjisë dhe të ambientit të Komunitetit energjetik, organ i Komisionit Evropian, u tha se Maqedonia vetëm në 12 muajt e fundit, nga vendi i fundit tash më është reformatori kryesor në Ballkanin Perëndimor, pas miratmit të reformave nē bashkëpunim të ngushtë me Komunitetit Energjetik Evropian.

Zëvendëskryeminsitri Angjushev përkujtoi se aktiviteti i parë jashtë vendit, pasi që u emërua zëvendëskryeminsitër në Qeveri, ishte takimi joformal i vitit të kalaur, kur nga ana e eurokomisarit Johanes Han dhe drejtorit të Sekretariatit për bashkësi energjetike, Janez Kopaç u prezantuan rezultatet në zbatimin e reformave në sektorin energjetik të vendeve në rajon, ku Maqedonia tregoi rezultate më të dobëta.

“Një nga detyrat më të rëndësishme të Qeverisë së RM-së gjatë vitit të kalaur, ishte të shfrenohen reformat në sektorin energjetik dhe ia arritëm. Punuam shumë në krijimie e Ligjit të ri për energjetikë, i cili u mirtua në maj nga Kuvendi i RM-së dhe në të cilin janë sendërtuar direktivat dhe rregulaltivat evropiane të cialt dalin nga Pakoja e tretë energjetike. Maqedonia sot ka Ligj bashkëkohor, Ligj evropian për energjetikë i cili nxitë konkurrencë dhe ua jep të drejtëpn qytetarëve për zgjedhje të furnizuesit me energjinë, diçka që më aprë nuk ekzistonte”, theksoi zëvendëskryeminsitri.

Në takimin ministrorë, përveç Bekteshit që merr pjesë në cilësin e kryesuesit të Presidencës të Komunitetit Energjetik, morrën pjesë përgjegjësit për energjetikë nga Austria, Gjermania, Ukraina, Kosova, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Komuniteti Energjetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button