Mançevski: Vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku të punojnë në transformimin e administratës publike

Vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë së bashku për transformimin e administratës publike, ato lidhen në mënyrë digjitale për t’i mbushur boshllëqet infrastrukturore dhe të luftojnë kundër korrupsionin, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në punëtorinë e temë: “Arritjet dhe sfidat në reformat e administratës publike të vendeve nga Ballkani Perëndimor” në Marakesh, Marok.

Punëtoria është në organizim të ReSPA, dhe realizohet në kuadër të forumit ndërkombëtar për administratë publike në temën: “Transformimi i pushtetit për arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”, në organizim të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Mançevski, foli për lidhjen mes shoqërisë informatike dhe administratës.

“Shumë njerëz më pyesin se cila është lidhja  midis shoqërisë informatike dhe administratës. Vetëm para disa viteve, e shtroja edhe unë këtë pyetje. Por në kohën e sotme, në shekullin 21, thelbi, baza e reforma në administratën publike është TIK. Thelbi i ndryshimeve të shoqërive tona, jetëve jonë është TIK. Shumë vende bënë hapa përpara dhe i pranuan ndryshimet. Sa më shpejt që të pranojmë të ndryshojmë edhe ne aq më mirë do të jemi për qytetarët tanë”, tha Mançevski.

Duke folur për përfitimet e digjitalizimit, ai theksoi se me digjitalizimin, tejkalohet edhe problemi me korrupsionin në administratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button