Kanada, vdes foshnja 6 muajshe, babai e harroi në makinë!

Në qytetin Montreal të Kanadasë ka vdekur një foshnje 6 muajshe, pasi babai e kishte harruar në makinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë në Montreal, Jean-Pierre Brabant deklaroi se babai, emrin e të cilit nuk deshi ta zbulojë, atë ditë foshnjën nuk e solli në kopsht, por e kishte harruar në makinë.

Sipas Brabant, babai atë ditë ka ardhur në kopsht për të marrë foshnjën, me ç’rast punonjësit e kopshtit i kanë thënë se atë ditë as që e ka sjellë beben në kopsht.

“Pastaj babai vrapoi drejt makinë ndërsa djali i tij 6 muajsh tashmë kishte humbur ndjenjat”, ka thënë Brabant.

Ai tha se foshnja ka mbetur pa ajër dhe përkundër të gjitha orvatjeve të mjekëve nuk pati shpëtim.

Brabant shtoi se ky është një rast tragjik dhe se prindërit janë thellë të tronditur. Ai thekson se ende është shumë herët për çfarëdo padie, më saktë, faktet do të konstatohen pas hetimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button