Rrobat e banjës që çdo vajzë duhet të ketë këtë verë (FOTO)

Nuk e di për ju, por mua më kanë shijuar shumë trendet e këtij viti, përfshirë këtu edhe rrobat e banjës. Plot feminitet, stil, aspak të tepruara… Janë aq të bukura sa edhe mua që nuk e kam shumë qejf plazhin, më bënë të blej disa palë dhe të shkruaj këtë artikull për ju, rekomandon Class.

Ja disa sugjerime:

1

Zgjidhni belin e lartë 
Sinqerisht, asnjëherë nuk e kam kuptuar atë maninë e të nxirit të çdo pjese të trupit. Nëse i shikoje vajzat vjet, vishnin disa gjëra që as bikini braziliane nuk i quaje dot. Vishnin disa rripa me një fjalë. Këtë vit beli i lartë u rikthye më i fuqishëm se kurrë. Provoni një palë dhe do e shihni sa bukur ju tregojnë.

2

Me rrip në mes 
Qofshin bikini apo monokini, nuk ka rëndësi. Instagrami është mbushur plot me foto të bukura ne plazh apo pishina dhe vajzat e modës duket se e preferojnë shumë atë rripin në mes. Nëse nuk e kanë vetë rrobat e banjës, sajojini një… Nuk ka asgjë të keqe.

3

Me fiongo dhe fruda 
Sa femërore dhe romantike do dukeni… Zgjidhni një palë me një dizajn minimalist dhe që t’i mbulojnë shpatullat tuaja.

4

Të frymëzuara nga vitet ’90 
Vishni një monokini me printe të guximshme e të sofistikuara. Do të bini shumë në sy sepse do dukeni fiks sikur keni dalë nga një film i viteve ’90.

5

Të punuara me grep 
Nëse jeni adhuruese e viteve ’70, rrobat e banjës të punuara me grep janë të duhurat për ju. Nëse e keni atë frikën se si do duken pasi të jeni futur në ujë, mos u shqetësoni fare. I kam provuar dhe ju siguroj që janë shumë të sigurta dhe aspak të bezdisshme.

6

Me pika 
Tashmë të gjithë e dinë që pikat bënë namin këtë vit. Nuk kishin si të mungonin edhe tek rrobat e banjës. Ju këshilloj që si aksesorë të shkoni me një kapelë kashte dhe një palë syze retro.

7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button