SHBA: Rusia t’u japë fund shkeljeve të armëpushimit në Siri

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB) Nikki Haley deklaroi se regjimi në Siri duhet t’u japë fund shkeljeve të armëpushimit në jugperëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Presim nga Rusia që duke përdorur ndikimin e saj mbi regjimin sirian t’i ndalë shkeljet e regjimit për zbatimin e armëpushimit, që është roli i saj në mënyrë që të mos ngriten tensione në jugperëndim dhe në gjithë Sirinë”, tha ajo.

Haley në një deklaratë me shkrim ka paralajmëruar se regjimi sirian duke rritur operacionet ushtarake në jugperëndim të vendit, po e shkel marrëveshjen e armëpushimit për uljen e tensioneve të arritur me Rusinë, SHBA-të dhe Jordaninë.

Sipas saj, sulmet ajrore me bomba fuçi dhe raketa po e vënë në rrezik armëpushimin dhe po shkaktojnë zhvendosjen e civilëve nga vendet e tyre.

“Regjimi duhet t’u japë fund shkeljeve të armëpushimit në jugperëndim të Sirisë. Në të kundërtën Rusia do të jetë përgjegjëse për ngritjen e tensioneve”, tha Haley.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button