Sulmohet fizikisht ish deputeti i LSDM-së, Stojko Paunoski

Mbrëmë në Tetovë nga disa persona është sulmuar fizikisht ish deputeti i LSDM-së, Stojko Paunoski.

Ai nëpërmjet rrjetit social facebook bëri të ditur se fillimisht djali i tij është sulmuar fizikisht para hyrjes së ndërtesës ku ai jeton, përcjell Portalb.mk.

“Pa asnjë arsye, duke ardhur në shtëpi djali im u sulmua para hyrjes së ndërtesës ku jetojmë nga një grup shqiptarësh që ishin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Ishte vajza ajo që më zgjoi, pasi që kishte parë ngjarjen nga tarraca dhe unë si prind zbrita ta mbroj djalin tim me ç’rast u sulmova edhe unë. Rasti është paraqitur në polici dhe personat që na sulmuan tani më janë arrestuar”, shkruan Paunovski në facebook. Ai madje bëri të ditur që nuk dëshiron që rasti të politizohet dhe se për të gjitha mediat që shkruajnë të pavërteta dhe shpifje do të ngrehet aktpadi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button