41 persona paraqiten për anëtarësim në KSHZ

Ekspertë juridik, ekonomist, profesorë universitar dhe ish-anëtarë, janë kandidatët për anëtar të KSHZ-së, me mandat të caktuar. Janë 41 kandidatë, shumica e të cilëve nuk janë lajmëruar si të propozuar nga ndonjë parti politike, ndërsa ka edhe kandidatë nga administrata e KSHZ-së.

Nga ish-anëtarët të mëparshëm të KSHZ, tani kanë kandiduar, Boris Kondarko i cili ka qënë edhe kryetar i KSHZ-së si përfaqësues i LSDM-së. Por edhe Ermira Asani Salija e cila është kandidatja e vetme që nuk dha dorëheqje nga përbërja e kaluar, si përfaqësuese e Lëvizjes BESA.

Njëmbëdhjetë nga kandidatët janë të punësuar në sektorët e ndryshëm të KSHZ-së. Ndër to janë Admir Shabani zëdhënës i KSHZ-së dhe udhëheqës i sektorit për trajnime, por edhe Sllavica Oxhaklieska, Avni Abdullai, Aleksandar Sofronioski dhe të tjerë.

Pas arritjes së marrëveshjes mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, më 1 Qershor, në seancën e 49-të, Kuvendi në mënyrë unanime me 88 vota “pro”, solli vendim për shpalljen e Konkursit për kryetar, nënkryetar dhe anëtar të KSHZ-së, të cilët do të kenë mandat të kufizuar prej gjashtë muajsh. Konkursi u publikua në gazetën zyrtare më 5 qershor dhe ishte i hapur dy javë.

Sipas marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, kjo përbërje e KSHZ-së do të ketë 7 anëtarë dhe të gjithë do të jenë përfaqësues të partive politike. Kryetari i KSHZ-së do t’i takojë VMRO-DPMNE-së, ndërsa shumica e anëtarëve do të jenë të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button