Armata siriane përdor fëmijët si mburojë e gjallë

Fëmijët sirianë janë vënë para tankeve dhe përdoren si mburojë e gjallë e cila duhet të pengojë hapjen e zjarrit ndaj automjeteve blinduese.

Në raportin e përfarësuesve special të KB-ve për fëmijë dhe konflikt të armatosur Radhike Coomaraswamy theksohet se ushtarët në Siri kanë përdorur fëmijë si mburojë e gjallë.

Ajo theksoi se ekipi i saj është kthyer nga Siria me raport të “tmerrshëm” në të cilën thuhet se fëmijët detyrohen të voziten me tanket për të parandaluar sulmet e ushtarëve opozitarë.
Coomaraswamy tha se fëmijët në paraburgim i janë nënshtruar torturimit dhe se janë vrarë në masakra.

Sipas thënieve të saj, asnjëherë nuk ka parë situatë të ngjashme në të cilën fëmijët aspak nuk kursehen në konflikt, ndonjëherë kanë qenë edhe cak i sulmit.

“Një numër i madh i ish-ushtarëve flisnin për hapje zjarri mbi rajone civile, fëmijë të vrarë dhe të gjymtuar. Kemi dëshmi dhe kemi parë fëmijët se si torturohen”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button