Haradinaj nesër pritet të rizgjidhet kryetar i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbajë Kuvendin e Vlll-të zgjedhor në të cilin do të zgjidhet Kryetari i AAK-së dhe Këshilli Drejtues i AAK-së.
AAK përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur emrat e të gjithë kandidatëve për Këshill Drejtues të kësaj partie, transmeton Lajmi.net.

“Konform Statutit të AAK-së, Neni 15 dhe Rregullorës mbi zgjedhjet në AAK, Kryesia e AAK-së, bashkë me degët e AAK-së, kanë hartuar listën me kandidatë për Këshillin Drejtues. Delegatët e Kuvendit Zgjedhor, me votim të fshehtë, do të zgjedhin përbërjen e re të Këshillit Drejtues të AAK-së. Suksese kandidatëve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Për të parin e AAK-së, përveç kryetarit aktual Ramush Haradinaj nuk ka pasur kandidatë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP