Semi-maturanti mbytet në lumin Pçinja

Dy ditë pas festimit të gjysmë maturës, 15 vjeçari Stefan Pirkov e humbi jetën. Ai me shokët e tij dje pasdite doli në shëtitje në Katllanovë, përreth lumit Pçinjë.

Në një moment, 15 vjeçari, edhe pse nuk ka ditur të notojë, ka hyrë në ujë për tu freskuar, pas çka ka filluar të mbytet. Shokët u munduan ta shpëtojnë, por shpejtë u dorëzuan dhe menjëherë filluan të kërkojnë ndihmë, me çka edhe filloi gjurmimi pas të riut.

Pas katër orëve, pjesëmarrësit e njësitit policor “Tigrat” gjetën trupin e pajetë i gjysmë maturantit Stefan./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button